KRYEFAQJA » LAJME » Premtoi punësim kundrejt parave, arrestohet polici ushtarak

Premtoi punësim kundrejt parave, arrestohet polici ushtarak

Një punonjës i policisë ushtarake në Vlorë është arrestuar për korrupsion. Sipas policisë së Vlorës, ai është vënë në pranga në sajë të operacionit “Rekrutimi”. Deraldo Kamberi 23 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, nga Vlora, në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një personi, një shumë vlerash monetare prej 2000 euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në strukturën e Forcave të Armatosura. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 euro. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim”.

Sicred