KRYEFAQJA » LAJME » Premiera e “Ti mund të më quash Xhon” kalon testin në kinema

Premiera e “Ti mund të më quash Xhon” kalon testin në kinema

“Ti mund të më quash Xhon” filmi serial me regji nga Dionis dhe Klajdi Papadhimitri u shfaq premierë për publikun në kinema “Millenium” të mërkurën në mbrëmje. Me një publik më së shumti të përbërë nga kineastë dhe profesionistë të filmit, “Ti mund të më quash Xhon” ka kaluar testin e parë. Një film që vjen si bashkëproduksion mes Radio Televizionit Shqiptar dhe “Papadhimitri production”. “Nuk pretendojmë që kemi bërë vepra të mëdha kinematografike, por kemi bërë një vepër të paktën të pëlqyeshme, ku secili do të gjejë një pjesë të vetën” tha Dionis Papadhimitri, një prej regjisorëve.
Një film ku spikasin aktorët e rinj në rolet protagoniste si Arbies Konomi dhe Nevina Shtylla, dy të rinj që në film dashurohen marrëzisht duke sfiduar kundërshtitë e shoqërisë që i rrethon. “Në momentin që vdes dashuria dhe pasioni unë mendoj se vdes njerëzimi, prandaj më pëlqen romaca në këtë pikë” thotë aktori Arbies Konomi. “Por secila kohë ka sfidat e veta në marrëdhënien çift” shton ai. Përsa i takon aktores Nevina Shtylla ajo thotë se “…jam ndjerë mjaftueshëm mirë, jo vetëm për faktin që kam patur Arbiesin një partner shumë të mirë në krahë, që më ka ndihmuar në situata shumë të vështira. Ky është roli i parë për mua dhe them se ka dalë me sukses” shton më tej ajo.
Teksa në film ndërthuren perplasja e brezave me një rini që lufton te beje vendin e vet ne shoqeri, prinderit e Xhonit dhe Lornes perfaqesojne edhe ndarjen e madhe të shtresave shoqërore që na erdhi në një lojë të shkëlqye nga Gent Kame, Ermira Gjata, Gëzim Rudi dhe një prurje e re në kinema. Këngëtarja Rovena Dilo na rrëfen përvojen e saj të re në kinema. “Me një kamera shumë të bukur, me një montazh shumë të bukur, me një lojë aktorësh të mirë të qëndryeshëm. Dionis Papadhimitri është regjisori që më ftoi në këtë ndërmarrje kaq interesante dhe emocionuese për mua” tha Dilo për RTSH.
Filmi “Ti mund të më quash Xhon” një film i freskët dhe dinamik që ju flet më së shumti të rinjve, për disa ditë do të jetë në kinema për tu shfaqur më tej në 5 seri në ekranin e Televizionit Shqiptar.

Sicred