KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Preljocaj sjell premierë në Tiranë krijimin e tij më të ri

Preljocaj sjell premierë në Tiranë krijimin e tij më të ri

Mjeshtri i baletit kontemporan me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj ka zgjedhur Tiranën si skenën për premierën e veprës së tij më të fundit me titull “Stilllife” (“Natyrë e qetë”).
Teksa gjithçka po bëhet gati në Pallatin e Kongreseve për spektaklin që mban firmën Preljocaj, mjeshtri i është përgjigjur miqësisht kureshtjes se gazetarëve shqiptarë dhe francezë për këtë rikthim me një vepër totalisht të re në Tiranë. “Sa herë vij këtu jam si në shtëpi, por si Shqipëria si Franca më kanë dhuruar shumë. Për këtë ndjehem sikur të kisha dy burime brenda shpirtit tim i cili kërkon dhe gjen rrugën për tu shprehur brenda meje. Jo më kot e kam zgjedhur këtë pjesë. Baleti flet për kohën që kalon, për jetën vdekjen dhe pasionin” thotë Preljocaj.
Herë pas here, madje duke u përgjigjur edhe shqip, ai ka shpjeguar rëndësinë dhe risitë e veprës si edhe botën e pafund që hap para një balerini dhe publikut, baleti bashkëkohor. “Nuk është bash jeta ime, është jeta e shumë balerinëve” thitë artisti i madh. “Përshembull Nurejev e ka jetën gati njësoj. Ai ka lindur në një shtëpi të vogël, me nënë e babë, pa para, por ai ka shkuar lart e më lart” thotë Prelocaj për balerinin e madh rus.
Në trupën e Prelocajt prej pak kohësh interpreton edhe balerini shqiptar Redi Shtylla. Ndërkohë që skena e pallatit të kongreseve do të emocionohet nga dy pjesë të mjeshtrit të koreografisë. Pjesa e parë “Trait d’union” është një rikthim i pjesës së baletit të shkruar në vitin 1989 ndërkohë që pjesa “Stilllife” ose “Natyrë e qetë” në 50 minuta, do të jetë një kundërvënie përmes lëvizjes dhe emocionit të vanitetit dhe kotësisë së jetës së përditshme.
Filmi mbi historinë e balerinës Polina ku luan edhe aktorja e njohur franceze Juliette Binoche mban firmën e tij dhe po korr sukses në skenën ndërkombëtare. Pak kohë më parë ishte përzgjedhur edhe si konkurues zyrtar në Festivalin e Venecias.

Sicred