KRYEFAQJA » LAJME » Pranimi i emigrantëve, imzot Frendo përshëndet ministrin Bushati
Pranimi i emigrantëve, imzot Frendo përshëndet ministrin Bushati

Pranimi i emigrantëve, imzot Frendo përshëndet ministrin Bushati

Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezes Metropolitane Tiranë – Durrës Imzot George Frendo e ka përshëndetur si një gjest fisnik dhe shembull të mirë për vendet e BE, vendimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, për pranimin e 20 emigrantëve të bllokuar në një anije në Katania. “”Sot kam lexuar në gazetë se keni pranuar 20 refugjatë që ndodheshin në anijen e bllokuar në Catania. Ju uroj përzemërsisht për këtë gjest fisnik njerëzor. Kanë bërë një udhëtim të gjatë nga Eritrea, madje një udhëtim shumë të rrezikshëm. Megjithatë tani kanë fat se do të gjejnë strehim tek një popull shumë i njohur për shpirtin e tij mikpritës dhe bujarë. Ju keni dhënë një shembull të mirë shumë vendeve të tjera që kishin më shumë mundësi dhe detyrë të pranojnë disa refugjatë, vende në BE” shkruan imzot Frendo. “Zoti bekoftë Shqipërinë për shpirtin e saj humanitar dhe mikpritës” përfundon ai.

Sicred