KRYEFAQJA » LAJME » Pranimet në Fakultete, në Universitetin e Tiranës
Pranimet në Fakultete, në Universitetin e Tiranës

Pranimet në Fakultete, në Universitetin e Tiranës

Fakulteti Ekonomik, i Drejtësisë , i Shkencave Sociale dhe i Gjuhëve të Huaja kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare listën e të gjthë atyre të rinjve që kanë fituar të drejtën për të vijuar studimet në këto institucione të Arsimit të Lartë. Dekani i fakultetit Ekonomik Dhori Kule, në një dalje publike për mediat ka sqaruar se kandidatët që ende nuk kane fituar por kanë si preferencë të parq njq nga programet e studimit të ekonomikut të mos i humbin shpresat, pasi me shumë ngjasa do të fitojnë në fazat 48 orëshe. Lista e fituesve në fakultetin e dejtësisë duket se këtë vit është dominuar nga vajzat. Dekani i këtij fakulterti Artan Hoxha, i ka kërkuar maturantëve që ende nuk kanë rezultuar fitues, të jenë të kujdesshëm në ndjekjen e të gjitha fazave të zhvendosjes së vijës së kuqe. Ndërsa kriteret e reja të vendosura këtë vit për disa programe, në fakultetin e shkencave sociale dhe gjuhëve të huaja ka rritur ndjeshëm cilësinë e studentëve të përzgjedhur. Për sa i takon ngërçit që ka përfshirë Universitetin e Tiranës, dekani Kule sqaroi se çdo gjë do të marrë zgjidhje së shpejti sipas ligjit. Kjo do të ndodhë pasi raporti përfundimtar për sa i përket administrimit të UT, që pritet në rektorat, është dorëzuar nga Ministria e Arsimit gjatë këtij muaji. Gjithsesi dekanët e 4 fakulteteve në koferencën për shtyp, kanë siguruar të gjithë kandidatët për studentë se problemet e brendshme të këtij institucioni nuk cënojnë aspak cilësinë e studimeve në Universitin e Tiranës.

Sicred