KRYEFAQJA » LAJME » Prania e Tahirit në sallën e parlamentit, opozita braktis seancën
Prania e Tahirit në sallën e parlamentit, opozita braktis seancën

Prania e Tahirit në sallën e parlamentit, opozita braktis seancën

Opozita shqiptare braktisi parlamentin në shenjë proteste ndaj pranisë në seancë të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili po hetohet për përfshirje në afera korruptive. Iniciatori i këtij vendimi u bë ish kryeministri Sali Berisha. Sapo kreu i opozitës Lulzim Basha mbaroi fjalën e tij, zoti Berisha kërkoi largimin e deputetëve të opozitës nga salla e parlamentit në shenjë proteste, ndërsa filmonte me celular deputetin Saimir Tahiri. Kjo nuk është opozitë, tha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Si ka mundësi të braktiset parlamenti një ditë pasi KE rekomandon hapjen e bisedimeve me BE, tha ai.

 

 

Sicred