KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Prajs kërkon falje për shpenzimet duke udhëtuar me avionë privatë
Prajs kërkon falje për shpenzimet duke udhëtuar me avionë privatë

Prajs kërkon falje për shpenzimet duke udhëtuar me avionë privatë

Sekretari amerikan i shëndetësisë Tom Prajs ka kërkuar falje për shpenzimet e bëra duke udhëtuar me avionë privatë për qëllime pune. Ish kongresmeni i Xhorxhias u shpreh se do të rimbursonte taksapaguesit dhe nuk do të përdorte më avionë privatë, por do të udhëtonte përmes linjave të thjeshta të fluturimeve. Deklarata e Prajs erdhi një ditë pasi presidenti Tramp u shpreh se nuk ishte i kenaqur me shefin e tij të shëndetësisë lidhur me koston e lartë të udhëtimeve, kur ai mund të kishte paguar shumë më pak duke udhëtuar me avionë të zakonshëm. I pyetur nëse do ta pushonte nga puna sekretarin e shëndetësisë për këto udhëtime, zoti Tramp u përgjitj : – Do ta shohim.
Të gjithë zyrtarëve të qeverisë amerikanë, përvec atyre që merren me çështje të sigurisë kombëtare, u kërkohet të përdorin fluturimet tregtare kur vjen fjala për udhëtime që kanë lidhje me punën. Një investigim I kryer nga “Politiko” zbuloi se që nga muaji maj, zoti Prajs kishte përdorur 24 herë avion privat, duke u kushtuar taksapaguesve 300 mijë dollarë. Vetë Prajs deklaroi se do t’i dërgonte Departamentit të Thesarit një çek personal për të mbuluar këto shpenzime. “Taksapaguesit nuk do të paguajnë asnjë cent për udhëtimet e mia me avion privat” u shpreh ai.

Sicred