KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » PPP në fokusin e bisedimeve Ahmetaj – Zhang
PPP në fokusin e bisedimeve Ahmetaj - Zhang

PPP në fokusin e bisedimeve Ahmetaj – Zhang

Për herë të parë pas një dekade një përfaqësues i bordit drejtues të FMN viziton Shqipërinë. Përgjatë vizitës dyditore në Tiranë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang zhvilloi një sërë takimesh të nivelit të lartë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë si dhe ministrin e financave dhe ekonomisë.
Në takimin me guvernatorin Gent Sejko, përfaqesuesi i lartë i FMN-së e vuri theksin tek përmirësimi i klimës së biznesit, përmes ruajtjes së ritmit të reformave dhe forcimit te institucioneve.
Ndërsa në takimin me ministrin e financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj, palët u ndalën në projektet e qeverisë në formën e partneritetit publik privat, për të cilat FMN ka shfaqur rezerva më herët. Ministri Ahmetaj tha se projektet janë parashikuar në planin buxhetor afatmesëm, ndërkohë që zoti Zhang theksoi se FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale.

Sicred