KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Portugalisë i mjafton një Kristiano Ronaldo
Portugalisë i mjafton një Kristiano Ronaldo

Portugalisë i mjafton një Kristiano Ronaldo

Kampionati i 21-të Botëror i Futbollit ka vijuar të mërkurën me programin e ndeshjeve të ditës së 7-të dhe takimi që ka ngritur siparin, ka qenë ai midis Portugalisë dhe Marokut. Kjo ndeshje, e luajtur pasdreke në Stadiumin “Luzhnjiki” të Moskës, ka nisur më mirë për portugezët, të cilët këmbëmgulin dhe e gjejnë golin pas 4 minutash lojë, kur Kristiano Ronaldo i shpëton mbulimit të mbrojtësve dhe godet me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë.
Portugalia do të kërkojë të përfitojë sa më tepër nga goli dhe kërkon të shënojë edhe të dytin, por pas sukses. Maroku do të reagojë dhe, pas minutës së 10-të të kësaj ndeshjeje, që ishte e vlefshme për grupin B, gjithçka do të flasë për përfaqësuesen afrikanoveriore. Megjithatë, sa për meritë të mbrojtjes dhe portierit vendas, aq edhe për mungesë qartësie dhe saktësie në finalizim, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Edhe pjesa e dytë do të ketë të njëjtën tablo, me portugezët të kënaqur të administrojnë rezultatin dhe me marokenët që bëjnë vëllim më të madh loje dhe ndërtojnë raste për shënim, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Portugalia fiton me rezultatin 1-0 dhe ka ka prekur tanimë vendin në turin e 16-shes së këtij Botërori.

Sicred