KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Portugali; Tre ditë zie kombëtare për viktimat e zjarreve tragjike

Portugali; Tre ditë zie kombëtare për viktimat e zjarreve tragjike

Qeveria në Portugali shpalli tri ditë zie kombëtare për viktimat e zjarreve në pyje pas bilancit tragjik. Sipas të dhënave te Ministrisë së Punëve të Brendshme të Portugalisë, nga zjarret kanë humbur jetën të paktën 62 persona dhe janë plagosur 59 të tjerë, prej të cilëve shumica në rrezik jete. Më shumë se 600 zjarrfikës po luftojnë me flakët të cilat kanë përfshirë pyjet në Portugalinë qëndrore. Shumica e viktimave janë nga rajoni më i prekur i Pedrogo Grande. Mes të plagosurve ka edhe zjarrfikës e fëmijë. Hetimi për shkaqet e zjarrit masiv vazhdon. Portugalisë i kanë ofruar ndihmë institucionet e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare si Spanja dhe Franca.

Sicred