KRYEFAQJA » LAJME » Portieri paraplegjik, Eman Sulejman
Portieri paraplegjik, Eman Sulejman

Portieri paraplegjik, Eman Sulejman

Kur Eman Sulejman iu lut prindërve të tij që ta linin të luante futboll, ata u shqetësuan sepse djali i tyre, i lindur vetëm me një këmbë të plotë, do të ishte objekt i talljeve të të tjerëve. Por dy dekada më vonë, indoneziani 30-vjeçar është bërë një portier i nivelit të lartë, i cili është duke i emocionuar të gjithë tifozët, brenda dhe jashtë vendit me reflekset e tij të hedhjeve si “mace”. “Një ditë iu luta prindërve të më blinin një top, – tha Sulejman për AFP, – për të luajtur një ndeshje futbolli në qytetin e vogël të Indramaut, rreth 220 kilometra në lindje të Xhakartës. – “Ata në fillim ngurruan por pastaj më sollën një top llastiku të lirë”. Me këtë top fillon historia e portierit Sulejman. Tashmë turmat që ndjekin ndeshjet e futsallës brohorasin ndërsa Sulejman që mbron portën me hedhjet dhe pritet e tij. “Ai është shumë frymëzues”, tha 18-vjeçari Muhamed Faisal Bahri. – “Edhe pse fizikisht është shumë ndryshe nga pjesa tjetër, shpirti i tij mbetet i fortë, me të vërtetë më motivon”. Nuk ka qenë e lehtë për Sulejman – tifoz i ish-portierit të Manchester United Edwin Van Der Sar dhe yllit të Real Madridit Christiano Ronaldo. “Kam kaluar një kohë të gjatë duke mësuar të ecin në ekuilibër para se të isha në gjendje të godisja topin”, tha ai. Këmbëngulja e Sulejman u shpërblye, kur u bashkua me ekipin lokal të futbollit, ndërsa përfundoi studimet dhe mori diplomën në inxhinieri elektronike. Përkundër sfidave të paraqitura nga defekti i tij i lindjes, Sulejman kurrë nuk mendoi të mbante proteza. Në vitin 2016, ai u bashkua me ekipin indonezian në Kupën e Botës në Glasgow. Sulejman u shpall portieri më i mirë i aktivitetit. Mediat britanike në atë kohë e vlerësuan Sulejmanin për “reflekset e tij mace”. Ai ëndërron të konkurrojë në një ngjarje të madhe sportive siç janë Lojërat Paraolimpike, ndërsa vazhdon të jetë një frymëzim për atletët e tjerë me aftësi të kufizuara.

Sicred