KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Portieri Muslera: Uruguai kërkon kupën e botës

Portieri Muslera: Uruguai kërkon kupën e botës

Uruguaji do të luajë me zemër në botërorin e Rusisë. Kështu është shprehur Fernando Muslera, ndërsa ekipi po stërvitej. “Nuk është iluzion qëllimi ynë. Shkojmë në botëtor për të shkuar në finale, kalimi I grupit nuk diskutohet. E këtë duam ta arrijmë sepse do të luajmë me zemër, do të japim gjithçka për të realizuar synimin” – tha ai. Ndërsa shoku I tij I skuadrës Naitan Nandez tha se ne jemi përgatitur shumë pse jo edhe për të fituar titullin e më të mirëve në botë. Muslera, I cili luan në kampionatin turk, pësoi një dëmtim të lehtë të premten gjatë stërvitjes e cila u krye në kompleksin Seleste, 35 km larg Montevideos, nën reshjet e dendura të shiut. Dëmtimi I Musleras ngjalli shqetësim në stafin drejtues. Por duket se mjekët kanë bërë një punë të mrekullueshme sepse futbollisti është në shërim e sipër. Trajneri Oscar Tabarez po vazhdon stërvitjen me 26 futbollistët që ka në dispozicion e deri të hënën duhet të dorëzojë listën me 23 të tillë, të cilët do të luajnë në Kupën e Botës. Uruguai do të luajë në grupin A me Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Rusinë.

Sicred