KRYEFAQJA » LAJME » Porti i Vlorës, masat për sezonin veror

Porti i Vlorës, masat për sezonin veror

Të gjitha jahtet turistike do të bëjnë njoftim vetëm në portin hyrës dhe në portin e fundit përpara se të largohen nga ujrat e Republikës së Shqipërisë. Lëvizja e këtyre mjeteve lundruese brenda porteve dhe ujrave territorial të RSH për një periudhë 1 mujore do të mjaftohet vetëm me njoftimin e Kapitenerisë së Portit përkatës, me përjashtim të rasteve kur nga drejtuesit e mjeteve lndruese kërkohet të kryhen shërbime të ndryshme portuale. Ndërsa të gjitha mjetet lundruese që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në ujërat e brendshme duhet të pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij aktiviteti brenda dates 1 korrik. Mosplotësimi i dokumentacionit do të sjellë bllokimin e aktivitetit të tyre, u deklarua në një takim të zhvilluar në Vlorë me operatorë të anijeve turistike që operojnë në portin dhe gjirin e Vlores e ku merrte pjesë dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare Paulin Ndreu.

Porti i Vlorës është porti i dytë i Shqipërisë i radhitur pas Portit të Durrësit përsa i takon madhësisë dhe kapacitetit. Eshtë porti më i madh i jugut dhe u shërben të gjitha qendrave jugore të Shqiperisë dhe në shumë raste dhe ngarkesave tranzit në thellësi të Ballkanit, Kosovës, Maqedonisë etj.