KRYEFAQJA » LAJME » Porti i Durrësit, sekuestrohet 613 kg kokainë, ndalohet drejtuesi i kamionit
"Çështja kokaina" ende në burg dy të arrestuarit

Porti i Durrësit, sekuestrohet 613 kg kokainë, ndalohet drejtuesi i kamionit

Një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar mbrëmjen e së martës në Portin e Durrësit. Lënda narkotike u zbulua në një kamion vinte nga Kolombia dhe kishte destinacion Italinë. Sipas informacioneve të policisë kokaina ishte e paketuar dhe e fshehur në ambientet e brendshme të kamionit. Burime nga sektori i anti-drogës bëjnë të ditur se operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka vlerësuar operacionin. “Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron”. shkruan ndër të tjera ai në rrjete sociale.

Sicred