KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Porti i Durrësit, së shpejti hapet Zyra e Doganës së Kosovës

Porti i Durrësit, së shpejti hapet Zyra e Doganës së Kosovës

Shqipëria dhe Kosova kanë rënë dakord për hapjen e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Ministria e Punëve të Jashtme i tha RTSH se ka përfunduar procedurat dhe është në pritje që autoritetet e Kosovës të përmbyllin disa aspekte të fundit teknike. Duke bërë të ditur se autoritetet e Shqipërisë qenë në pararojë të nxitjes së këtij procesi edhe në kuadër të funksionimit të Sekretariatit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë, synimi mbetet jetësimi i shkëmbimit të lirë të mallrave, kapitalit, dhe elimimini i barrierave tregtare, si një angazhimi i drejtpërdrejtë i grupeve të përbashkëta.
Efekti i një procesi të tillë parashikon që mallrat me destinacion Kosovën të kryejnë të gjitha procedurat doganore në Portin e Durrësit, pa pasur nevojën e ndalesave të tjera në pikat doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo shkurton në mënyrë drastike kohën për kryerjen e procedurave, ul kostot e mallrave dhe rrit përfitimet tregtare dhe do të ndikojë dukshëm në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare të Kosovës me vendet e tjera. Rrjedhimisht, tregu i Kosovës rrit tërheqjen e tij për mallrat nga jashtë, duke mundësuar shtimin e vendeve nga të cilat importohet. Në këtë proces janë përfshirë Ministritë e Jashtme, të Financave dhe Autoritetet Doganore të të dy vendeve.

Sicred