KRYEFAQJA » LAJME » Porti i Durrësit, asfiksohen tre punonjës për arsye të panjohura
Porti i Durrësit, asfiksohen tre punonjës për arsye të panjohura

Porti i Durrësit, asfiksohen tre punonjës për arsye të panjohura

Tre punonjës të Portit të Durrësit janë asfiksuar për arsye ende të panjohura, ndërsa ju është dhënë ndihmë e menjëhershme mjekësore. Ngajrja ka ndodhur rreth orës 11.00 të së enjtes pranë hyrjes nr. 4 të portit. Ka dyshime nëse asfiksia ka ardhur për shkak të rrjedhjes së gazit apo lëndëve kimike. Burime nga spitali kanë bërë të ditur se tre shtetasit e paraqitur ne spital me probleme të frymëmarrjes, kanë marrë mjekimin e duhur dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.
Për ngjarjen janë njoftuar policia e qytetit, reparti zjarrfikës, forca e sigurisë portuale dhe inspektorati i mjedisit. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës të portit, të cilët kanë inspektuar mjediset e brendshme të një firmë karburantesh, e cila prej vitesh nuk kryen aktivitet tregtar në lidhje me depozitim dhe shitje karburanti.

Sicred