KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Porti Durrësit, Kosova së shpejti me zyrë doganore

Porti Durrësit, Kosova së shpejti me zyrë doganore

Marrëveshja e mirëkuptimit për bashkëpunim për kadastrat fiskale mes Shqipërisë dhe Kosoves,  është nënshkruar nga ministrat e financave të dy vendeve. Për ministrin shqiptar të financave Arben Ahmetaj vendi ynë do të ndihmohet nga administrata e kosovës për kadastrën fiskale, cila do të jetë nën menaxhim tërësisht nga qeveria qendrore dhe ajo vendore.

“Do të jetë në njësinë e ministrisë së financave dhe do të menaxhohet nga qeveria qëndrore dhe nga qeveria vendore dhe jo me konçesion. Ka qënë një ndihmesë shumë e madhe jo thjesht vetëm në mbledhjen e të ardhurave për njësitë vendore por edhe për vendosjen e aseteve që ka njësia vendore në asete të shfrytëzueshme dhe të kolateralizueshme”tha Ministri Ahmetaj.

Ndërkohë të dy ministrat Ahmetaj dhe Hoti, bënë me dije se në portin e Durrësit do të ketë edhe Kosova një zyrë doganore e cila do të hapet në prag të takimit të radhës së dy qeverive. “Deri me datën 15 shkurt të dy stafet teknike do të finalizojnë të gjitha zgjidhjet teknike,proçeduriale dhe ligjore që duhen për të hapur doganën e përbashkët” shtoi Ahmetaj.

Ministrat shtuan gjithashtu se harmonizimi i proçedurave fiskale po vijon ndërsa shtuan se dy qeveritë janë kundër mases proteksioniste për bisneset e dy vendeve dhe lëvizje më e mirë është bashkëpunimi për të rritur konkurencën brenda rajonit dhe jo vetëm.

Sicred