KRYEFAQJA » LAJME » Porositi vrasjen e bashkëshortes, burg përjetë bashkëshortit
Porositi vrasjen e bashkëshortes, burg përjetë bashkëshortit

Porositi vrasjen e bashkëshortes, burg përjetë bashkëshortit

Sadetin Sula do të vuajë burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortës së tij Suela. Vendimi u morr paraditën e së hënës nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për këtë të pandehur prokuroria kërkoi po të njëjtën masë, dënim kapital.
Histori e dhimbshme nis rreth dy vjet më parë, kur Suela Sula, 38 vjeçare nëna e tre fëmijëve, u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë në 18 prill të 2016. Fillimisht u mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij, por hetimet zbuluan një ngjarje edhe më të rëndë. Një provë deçizive për gjykatën ishe analiza e ADN-ës e cila vërtetoi se ekzekutori i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtori i mobilerisë dhe njëriu të cilin bashkëshorti i Suela Sulës e kishte paguar për vrasjen. Me bindjen se Fatjoni “kreu krimin në bashkëpunim dhe me porosi të të pandehurit Sadetin Fadil Sula”prokuroria kërkoi arrestimin e tij. Që në momentin e arrestimit Sadetini e ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.