KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pompeo në Phenian për planin e denuklearizimit

Pompeo në Phenian për planin e denuklearizimit

Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo nisi sot në Phenian ditën e dytë të bisedimeve me krahun e djathtë të liderit koreano-verior, për të hartuar një plan konkret për denuklearizimin. Sekretari amerikan i Shtetit ka biseduar për këtë çështje me Kim Yong Chol, krahun e djathtë të numrit një të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Objektivi i këtij takimi është përpilimi i një udhërrëfyesi të detajuar që do të çojë drejt denuklearizmit të plotë të gadishullit korean, siç u ra dakort gjatë takimit historik të Singaporit, 12 qershorin e kaluar, midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kim Jong Un. ‘’Politika jonë nuk ka ndryshuar’’, u shpreh për median, Heather Nauert, zëdhënësja e sekretarit të Shtetit. “Pritshmëritë tona përputhen me çështjet që u ranë dakort mes presidentit dhe Kim Jong Un, për denuklearizimin e Koresë së Veriut’’, pohoi ajo.

Sicred