KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Poloni, qeveria blen me çmim qesharak Koleksionin Czartoryski
Poloni, qeveria blen me çmim qesharak Koleksionin Czartoryski

Poloni, qeveria blen me çmim qesharak Koleksionin Czartoryski

Qeveria polake bleu një koleksion arti me famë botërore, ku bën pjesë edhe një nga pikturat më të famshme të Leonardo da Vinci. Koleksioni Czartoryski përbëhet nga rreth 86 mijë punime mes të cilave “Zonja me hermelinë” e Da Vincit dhe disa punime të Rembrandit. Ai gjendet në qytetin e Krakovës dhe iu shit qeverisë polake për 100 milionë euro, ndërkohë që vlera e tij llogaritet në 2 miliardë euro. Bordi manaxhues i Fondacionit “Czartoryski” dha dorëheqjen në formë proteste për këtë çmim qesharak. Bordi tha se as që u pyet për shitjen, e cila u negociua mes ministrisë polake të Kulturës dhe Adam Karol Czartoryski, kreu i familjes që zotëron koleksionin. Ky i fundit tha se duke pranuar ofertën, mbështeste kombin polak dhe ishte njësoj si t’i bënte shtetit një donacion të madh. Veç veprave të artit, koleksioni Czartoryski përmban rreth 250 mijë dorëshkrime dhe libra, tashmë pronë e shtetit polak. Ministria polake e Kulturës tha se negociatat për koleksionin kishin zgjatur disa muaj.

Sicred