KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Poloni; Protesta kundër reformës në drejtësi
Poloni, Protesta, kundër reformës, në drejtësi

Poloni; Protesta kundër reformës në drejtësi

Mijëra polakë kanë protestuar në kryeqytetin e Varshavës dhe në qytetet e tjera polake për të dënuar reformën e diskutueshme të gjyqësorit. Protestuesit thonë se ligji, i miratuar nga Senati të shtunën, do të shkatërrojë pavarësinë e gjykatësve dhe do të dëmtojë demokracinë. Ai u  jep deputetëve dhe ministrit të drejtësisë fuqinë për të emëruar gjyqtarë pa u konsultuar me qarqet gjyqësore. Qeveria thotë se masa është e nevojshme, sepse gjyqësori është i korruptuar dhe u shërben vetëm interesave të elitave. Projektligji në fjalë duhet të nënshkruhet nga Presidenti Andrej Duda në mënyrë që të bëhet ligj zyrtar. Qëkur erdhi në pushtet në vitin 2015, qeveria konservatore e Polonisë ka kaluar një sërë reformash të diskutueshme, duke shkaktuar protesta masive.