KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Poloni; Miratohet reforma për gjykatën e lartë
Poloni, Miratohet reforma, për gjykatën e lartë

Poloni; Miratohet reforma për gjykatën e lartë

Dy orë pas mesit të natës, pas 18 orësh debati, senati i Polonisë miratoi reformën për gjykatën e lartë, pavarësisht se kritikët e kanë quajtur këtë ligj si lëvizje antidemokratike dhe antikushtetuese. Ligji u miratua me 55 vota pro, 23 kundër e 2 abstenime. Ligji i propozuar nga partia Ligj dhe Drejtësi në pushtet, kërkon tani nënshkrimin e presidentit Andrej Duda që të fillojë zbatimin. Kryetari i senatit tha se polakët do të binden me kalimin e kohës që ligji është shumë i dobishëm, prandja është mirë të përmbahen nga emocionet. Miratimi i ligjit u shoqërua me protesta nga veprimtare opizitare dhe qytetare të shumtë përpara parlamentit. Reforma e re do të detyrojë anëtarët e gjykatës së larte të largohen nga detyra ndërsa në zgjedhjen e gjykatësve të rinj mund të ketë pjesë në vendimmarrje edhe qeveria. Kjo lëvizje është kundërshtuar fort nga Brukseli, i cili ka paralajmëruar Varshavën zyrtare të mos e miratojë këtë ligj, ndërsa Uashiongtoni është shprehur i shqetësuar për cënim të pavarësisë së gjyqësorit.

Sicred