KRYEFAQJA » LAJME » Politikanet e Kosovës flasin për RTSH në ditën e Pavarësisë

Politikanet e Kosovës flasin për RTSH në ditën e Pavarësisë

Pavarësisht arritjeve domethënëse që Kosova ka shënuar qekur u shpall shteti i pavarur, politikanët kosovarë u shprehën për televizionin shqiptar se nëntë vjetori i pavarësisë së vendit të tyre i vendos ata para përgjegjësive më të mëdha, të cilat lidhen me zhvillimin e vendit por edhe me sfidat ndërkombëtare, si shtimi i numrit të vendeve që njohin këtë pavarësi, dhe integrimi euroatlantik. Thaçi u shpreh për mikrofonin tonë duke thënë se: “Këto 9 vite kanë qenë vite të suksesit dhe progresit, perpjekjeve e sfidave. Gjithashtu kane qenë kohë të lëshimeve që jane bërë, histori e vullnetit qytetar dhe vizionit politik.” Për Kryeministrin Isa Mustafa marrëdhëniet me Serbinë, mbeten akoma të komplikuara, sidomos pas ngjarjeve të fundit, por vullneti i Kosovës për dialog mbetet njësoj. “ Jemi angazhuar së bashku me presidentin që të intensifikojmë dialogun, ta bejme atë më të ngjeshur, të gjejmë mënyra për të implementuar marrëveshjet ekzistuese.” Ministrja për dialogun në qeverine kosovare Edita Tahiri u shpreh se sfida për vitin në vijim do të jetë forcimi i shtetit në planin ndërkombëtar. “Jemi shumë afër krijimit të një kuote për te cuar cështjen tonë në OKB. Një vit ky i cili do të shënojë edhe forcimin e shtetit në planin ndërkombëtar por edhe atë të brendshëm.” Ndërsa ish presidentja Atifete Jahjaga tha se perspektiva e Kosovës tashmë është e qartë, dhe ajo është rruga drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Sicred