KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Politika shqiptare uron Festën e Kurban Bajramit

Politika shqiptare uron Festën e Kurban Bajramit

Politika i është bashkuar urimeve për të gjithë besimtarët myslymane me rastin e Kurban Bajramit. Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjthë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në një status në Facebook, kreu i shtetit thotë se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës. Kryeytari i Kuevndit Gramoz Ruçi, ka uruar sot të gjithë besimtarët Myslymanë . “ Shpresoj që kjo ditë e bekuar të sjellë dritë e buzëqeshje në sytë e çdo shqiptari, në atdhe e diasporë. Ëmbëlsinë e besimit fetar le ta përdorim si ushqim për të ndërtuar një shoqëri humane, me punë, mirëqënie dhe dinjitet.” -uroi Kryetari i Kuvendit . Edhe Kryeministri Edi Rama, sot uroi besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, me pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin. Përmes një poistimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri i uron te të gjithë besimtarëve myslimanë GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”.