KRYEFAQJA » LAJME » Politika shqiptare përkujton e përçarë 70 vjetorin e vrasjes së deputetëve nga diktatura komuniste

Politika shqiptare përkujton e përçarë 70 vjetorin e vrasjes së deputetëve nga diktatura komuniste

Një nga historitë më të dhimshme dhe tragjike të periudhës komuniste në Shqipëri, vrasja më 1947 e 17 deputetëve opozitarë nga regjimi i sapo vendosur i Enver Hoxhës, ka disa ditë që po sillet në vemendje të opinionit shqiptar.
Historjania Nevila Nika, njëherësh dhe një prej familjareve të deputetit të vrarë Selaudin Toto, thotë se histriografia nuk është marrë fare me këto figura, të cilët kanë qenë ajka e shoqërisë së atëhershme shqiptare.
Për studiuesin Leka Ndoja i cili i ka kushtuar kësaj ngjarjeje dy libra me dokumente mjaftë interesante, është e nevojshme që shteti të angazhohjet në gjetjen e eshtrave të këtyre martirëve dhe të gjithë atyre që u zhdukën nga regjimi komunist.
Por ngjarja e 70 viteve më parë është përkujtuar edhe nga politika.
Parlamenti shqiptar zhvilloi të martën një seancë të posaçme. Kryeministri Edi Rama tha se në 70 vjetorin e ekzekutimit të grupit të deputetëve, është e nevojshme që të hidhet “Dritë mbi të kaluarën, për të mbrojtur të ardhmen nga errësirat e të shkuarës”. “Ligji për hapjen e dosjeve, për ato dosje që për 25 vjet u përdorën për të goditur njëri-tjetrin, por kush më shumë i përdori më pak guxoi ti hapte. Sot ne jemi këtu falë një ligji që është i pari në historinë e dhimbshme dhe komplekse të përbashkët që ne ndajmë që na pajis me mjete hulumtimi në funksion të një misioni human dhe humanist” tha zoti Rama.”… kjo seancë përveçse nderon kujtimin e deputetëve të rënë, përveçse ngushëllon modestisht plagën e hapur të familjarëve të tyre,
mbase sjell pak dizifektantet në këtë sallë dhe mbase ndihmon që në të ardhmen muret e kësaj sallë të mos jenë dëshmitarë të aq shumë gjerave të padenja që kanë dëgjuar në këto 27 vjet” shtoi kreu i maxhorancës.

Nga ana e tij kreu i PD në opozitë Lulzim Basha, akuzoi qeverinë aktuale se ka rikthyer figura të diktaturë. “70 vite pas vrasjes së deputetëve, unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një kuvendi që drejtohet njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut” duke ju referuar kreut të kuvendit Gramoz Ruçi. “Ndihem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit, ky vend ende vazhdon që të ketë në krye të instituticioneve njerëz të edukuar dhe stërvitur me mësimet e Enver Hoxhës, të ushtruar me frymën dhe praktikën enveriste” tha ai. Zoti Basha shtoi më tej se “…ndjehem i revoltuar që me paratë e taksapaguesve shqiptarë këto katër vite infrastrukura çnjerzore e sigurimit të shtetit dhe të aparatit të dhunës së komunzimit është kthyer në tërheqje turistike duke u trajtuar si diçka argëtuese ndërkohë që nuk asnjë moment apo përkujtimore për viktimat e komunizmit dhe vuajtjet e tyre“. “Sot dua të zotohem se së bashku me Partinë Demokratike do të punojmë që kjo të ndryshojë dhe ka ende shumë që ne mund të bëjmë” tha kreu i opozitës.

Para Mbrapa
t

 t

      

Para Mbrapa
Sicred