KRYEFAQJA » LAJME » Policia: Zero parcela me kanabis në muajin maj

Policia: Zero parcela me kanabis në muajin maj

Gjithë territori shqiptar i është nënshtruar një kontrolli ajëror nga Guardia di finanza dhe Policia e Shtetit. Nga fillimi i prillit deri sot janë kryer 29 misione – fluturime dhe rezulton të mos jetë konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar. Ndërsa që nga janari deri në maj janë konstatuar 23 parcela me 2579 bimë. Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë publikoi shifrat e aksionit kundër kanabisit ku janë zhvilluar rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle masive të territorit. Nga janari janë arrestuar 13 persona, dhe në ndjekje penale janë vënë 4 administratorë të njësive administrative dhe inspektorë të shërbimit pyjor për shpërdorim detyre.

Sicred