KRYEFAQJA » LAJME » Policia vijon kërkimin për Florian Habilaj

Policia vijon kërkimin për Florian Habilaj

Policia po vijon kërkimin për personat e përfshirë në bandën e trafikantëve Habilaj. Florian Habilajt, vëllai i Vogël i Moisi Habilajt, i njohur si Loloja është personi më i kërkuar nga autoritetet ligjzbatuese në këto ditë. Gjuetia policore për 37 vjeçarin tashmë është shtrirë në zonën e Lumit të Vlorës, por pa sukses. Në pranga ka përfunduar ndërkohë Nazer Seiti, një tjetër person i përfshirë në trafikun e drogës. Arrestimi i 40 vjeçarit e çon në dy numrin e personave të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit që ka nisur në jug të vendit. Më herët policia arrestoi 31 vjecarin Armand Kaçerri, pasi në banesën e tij u kap sasia prej 4 ton kanabis sativa.