KRYEFAQJA » LAJME » Policia thirrje qytetarëve dhe partive: Shmangin pjesmarrjen në tubimet e paligjshme! Shkelësit do përballen me ligjin!
Policia thirrje qytetarëve dhe partive: Shmangin pjesmarrjen në tubimet e paligjshme! Shkelësit do përballen me ligjin!

Policia thirrje qytetarëve dhe partive: Shmangin pjesmarrjen në tubimet e paligjshme! Shkelësit do përballen me ligjin!

Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve të shmangin pjesmarrjen në tubimet e paligjshme, një ditë para se opozita e djathtë ka paralajmëruar se do të bllokojë qarkullimin rrugor në vend. “Policia nuk do të tolerojë aspak këdo që me veprimet e tij shkel ligjin në lidhje me tubimet e manifestimet” tha të dielën në një dalje për mediat Altin Qato Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit. “Policia e shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, destabilizim, ashtu sikundër u bën thirrje të mos i bashkohen manifestimeve të paligjshme që cënojnë lirinë qytetarëve të tjerë dhe të drejtën e tyre për qarkullim të lirshëm” shtoi zoti Qato.
Zyrtari i lartë i policisë paralajmëroi se “Të gjithë ata që do të marrin përsipër tu shkojnë pas politikanëve të kujdo subjekti politik për të cënuar rendin publik, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, dëmtuar bashkëjetesën e qytetarëve dhe ekonominë e bizneseve do të përballen me ligjin”. “Policia e Shtetit do të regjistrojë çdo shtetas dhe automjet që vihet në dispozicion të një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t’ia paraqesë organit të prokurorisë me kallëzimet penale përkatëse” shtoi zoti Qato.
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit tha se “Kodi penal sanksionon dënime të rënda deri në burgim për ata shtetas që marrin pjesë në manifestime të paligjshme, prishin rendin ose qetësinë publike”.
Duke ju drejtuar drejtëpërdrejtë organizatorëve dhe udhëheqësve të manifestimeve të së hënës të cilat i konsideroi “të paligjshme” zoti Qato tha se “Do jenë ata përgjegjës ligjorë për çdo pasojë të ardhur si rrjedhojë e prishjes së rendit publik ose destabilizimit publik”. Ai kujtoi se “Zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mund të shfrytëzohet dhe nga elementë kriminalë me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet. Qytetarët të shmangin pjesmarrjen në këto tubime të paligjshme, të jenë vigjilentë si dhe të tregojnë kujdes të madh nëse gjenden pranë këtyre tubimeve të paligjshme” tha Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit Altin Qato.

Sicred