KRYEFAQJA » LAJME » Policia: Respektoni rregullat e qarkullimit
Policia Rrugore: 179 drejtuesish mjetesh ndëshkohen gjatë 48 orëve të fundit

Policia: Respektoni rregullat e qarkullimit

Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj atyre që përdorin alkool, celularin apo kur tejkalojnë shpejtësinë. “Respektoni normat e sjelljes, mos përdorini pije alkoolike gjatë drejtimit të mjeteve, festoni por mos përdorni pjet alkoolike, përdorni mjetet e transportit publik për të shkuar në destinacione” deklaroi Erion Ahmeti, njëzyrtar i lartë i qarkullimit rrugor në policinë shqiptare. “Policia Rrugore është e orientuar me të gjitha shërbimet që nuk do të tolerojë përdorimin e alkooli, ecjen me shpejtësi dhe përdirmin e celularit gjatë drejtimit të mjetit” tha zoti Ahmeti. Deklarata e tij vjen vetëm pak orë para festimit të ndërrimit të viteve, orë kur trafiku në kryeqytet dhe qytete të tjera rëndohet nga njerëzit që festojnë.

Sicred