KRYEFAQJA » LAJME » Policia publikon të shumëkërkuarit në Kukës

Policia publikon të shumëkërkuarit në Kukës

Policia e Shtetit ka publikuar këtë të hënë, listën e personave të shumë kërkuar në qarkun e Kukësit.

Sipas policisë, mes personave më të kërkuar në qarkun verilindor është edhe emri i Zylfije dhe Hamdi Haklaj.

Policia saktëson, se Zylfije Haklaj është e dënuar me 25 vite burg, pasi mori hak për vëllezërit duke vrarë dy persona në qytetin e Bajram Currit.

Ajo akuzohet për vrasjet e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit në vitin 2002 në Tropojë.

Ndërkohë, në kërkim është edhe vëllai i madh i Haklajve, Hamdi Haklaj, pasi gjykata ka vendosur masën e dënimit prej 25 vitesh burg.

Hamdi Haklaj akuzohet për vrasjen e vëllezërve, Besim dhe Guxim Demaj dhe Halil Hoxhës më 1998.

Personat e tjerë, të listuar nga policia, rezulton se janë të dënuar nga drejtësia me 10 deri në 25 vite burg, për vepra të ndryshme penale, mes të cilave vrasje dhe mashtrim.

Sicred