KRYEFAQJA » LAJME » Policia: Proçedim penal organizatorëve të protestës së opozitës

Policia: Proçedim penal organizatorëve të protestës së opozitës

Në dy pikat e bllokuara nga protestuesit e opozitës në kryeqytet nuk është regjistruar asnjë incident. Strukturat e policisë kishin marrë masat paraprake për të mbikqyrur protestën si dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve. Për tu ruajtur ndaj ndonjë provokimi të mundshëm mes protestuesve dhe policisë edhe organizatorët kishin marrë masa për të mbikqyrur sjelljen e uniformave blu. Siç paralajmëroi një ditë më parë edhe kreu i opozitë, organizatorët e protestës kanë filmuar nga toka dhe ajri lëvizjet e policisë. Kujdes për të mos u bllokuar në trafik u tregua për rastet e emergjencave. Bllokimi në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja dhe në Urën Teknologjike nga ora 11 deri në mesditë nuk shkaktoi trafik në rrugët e kryeqytetit. Vetë qytetarët janë kujdesur të shmangin qarkullimin në këtë orar. Një ditë më parë policia paralajmëroi se nuk do të lejonte zhvillimin e tubimit një orësh me pretendimin se kjo do të cënonte sigurinë kombëtare. Televizioni shqiptar u interesua në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë dhe mësoi se po përgatitet një dokument ku do të proçedohen penalisht organizatorët e protestës. Burimet thanë se zhvillimi i tubimeve të tilla përbën rrezik për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit, ose të moralit, ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve.

Sicred