KRYEFAQJA » LAJME » Policia: Kujdes nga vjedhësit e shtëpive!
Policia: Kujdes nga vjedhësit e shtëpive!

Policia: Kujdes nga vjedhësit e shtëpive!

Autoritetet e policisë u bëjnë thirrje banorëve veçanërisht në qytete, të kenë kujdes nga vjedhësit e banesave. Sipas të dhënave zyrtare të policisë për këtë vepër penale janë arrestuar rreth 65 hajdutë, por qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi në rrugët e kryeqytetit lëvizin të lirë edhe 20 të tjerë të cilët janë skeduar nga uniformat blu, por që ende nuk janë arrestuar.
Gjatë vitit që lamë pas, edhe pse kanë shënuar ulje në krahasim me vitet e tjera, vjedhja e banesave ka qenë një shqetësim real për policinë e kryeqytetin. Specialistja për krimet në Policinë e Tiranës Matilda Bilali tha për RTSH se në kryeqytet u shënuan 478 vjedhje banesash e ndërsa vetëm në 288 raste janë zbuluar autorët. Ajo thotë se shqetësim janë vjedhjet e banesave nga fëmijët e miture. Rasti më interesant ishte ai i një të mituri, ish i dënuar për vjedhje. Sapo fitoi lirinë nga amnistia e janarit 2016, në po të njëjtën ditë ai u arrestua nga blutë e kryeqytetit për një tjetër vjedhje. Në shumicën e rasteve teknika e vjedhjes nga të miturit është kur ata hiqen si persona të sëmurë apo shpërndarës së fletpalosjeve. Përsa i përket zonave më të rrezikshme ato ndahen në dy, periferia kryesisht shtëpitë private dhe pallatet në lagjet më të dendura me banorë.

Sicred