KRYEFAQJA » LAJME » Policia kufitare shton masat për të përballuar fluksin e udhëtarëve
Policia kufitare shton masat për të përballuar fluksin e udhëtarëve

Policia kufitare shton masat për të përballuar fluksin e udhëtarëve

Autoritetet shqiptare të kufirit kanë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e udhëtarëve që hyjnë e dalin nga Shqipëria në këto ditë festash. Drejtorja e Përgjithshme e Policisë Kufitare dhe Migracionit, Aida Hajnaj, duke inspektuar pikën kufitare të Kakavijes tha se “Ne kemi marë të gjitha masat për shtimin e sporteleve dhe efektivëve për të përballuar pa probleme fkuksin e lëvizjes në të dyja anët e kufirit në këtë periudhë festash”. Gjatë këtyre ditëve të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nëpërmejt stacionit kufitar të Kakavijes kanë hyrë për në Shqipëri rreth 50 mijë persona. Ndërkaq policia kufitare ka përforcuar kontrollet edhe në vijën e gjelbërt të kufirit me Greqinë me qëllim goditjen e tentativave të trafiqeve të paligjshme, veçanërisht të drogës.

Sicred