KRYEFAQJA » LAJME » Policia jep detaje për protestën e PD

Policia jep detaje për protestën e PD

Më shumë se 1500 forca policie nga komisariatet, ato të rendit, njësia speciale, shqiponjat, forcat operacionale, policia rrugore si dhe ato të Ndëryrjes së Shpejtë, janë angazhuar për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike e cila do të mbahet të shtunën në orën 12:00. Radio Televizioni shqiptar ka mësuar se rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtori i Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. I njëjti udhëzim u është dhënë edhe komisariateve në rrethe. Personat e skeduar do të monitorohen gjatë protestës edhe me agjentë civilë. Pika kontrolli do të ngrihen edhe në akset kryesore të hyrje-daljet në tiranë, të cilat kontrollojnë persona të dyshuar se mund të jënë problematik dhe të armatosur. Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi Dëshmorët e kombit dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm do të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë. Partia Demokratike, ka paraqitur njoftimin se ditën e shtunë do të zhvillojë protestë përballë godinës së kryeministrisë dhe sipas kësaj kërkese tubimi do të zhvillohet për 4 orë. Në këtë protestë, nga deklaratat e krerëve të opozitës parashikohet që të mblidhen rreth 130 mijë protestuesve.

Sicred