KRYEFAQJA » LAJME » Policia identifikon grabitësin e vrarë
Policia identifikon grabitësin e vrarë

Policia identifikon grabitësin e vrarë

Policia njoftoi se ka identifikuar garbitësin e vrarë gjatë përplasjes me armë,  në tentativë për të grabitur një apartament në Lagjen 29 Nëntori në Fier, mëngjesin e së premtes. Ai është Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan. Policia ka ndaluar edhe 37 vjeçarin Arben Muçaj nga Puka me banim ne Ndroq, i cili është plagosur në këmbë.
Autorët e grabitjes në Fier kanë tentuar të hapin dyert e dy banesave, të Minella Muçit dhe të një fqinjit të tij. Sipas dinamikës së ngjarjes, i plagosuri Arben Muçaj ka qenë tek hyrja me kallashnikov dhe ka qëlluar i pari policinë. Më pas ka zbritur 20 vjeçari Xhuljan Sollaku me dy pistoleta duke qëlluar edhe ai kundër policisë. Në këtë moment policia ka qëlluar kundër tij duke e vrarë.
Sipas policisë dyshohet se janë edhe dy persona të tjerë që kanë marrë pjesë në grabitje. Ata kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë dhe janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.
Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.
Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në terren, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Sicred