KRYEFAQJA » LAJME » Policia identifikon atentatorët e biznesmenit Gjoka
Durrës, arrestohet ish shefi i krimeve

Policia identifikon atentatorët e biznesmenit Gjoka

Policia ka zbardhur atentatin e së mërkurës në Shijak, kur persona tashmë të identifikuar kanë lëshuar breshëri fishekës në drejtim të makinës së biznesmenit Dashamir Gjoka, i cili po udhëtonte me pjestarë të fa miljes. Sipas saj bëhet fjalë për dy vëllezër 32 vjeç dhe 36 vjeç, të dy banues në Shijak dhe që janë shpallur në kërkim. Gjoka i shpëtoi atentatit pasi makina e tij ka qenë e blinduar. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka fiksuar në cilësinë e provave materiale 26 copë gëzhoja,  model 56,  kalibër  7.62 mm. Ajo ka bllokuar dhe një mjet tip Benz,  në të cilin dyshohet se kanë qenë dy autorët e dyshuar në momentin e goditjes me armë zjarri. Ndaj dy vëllezërve të shpallur në kërkim rëndon vepra penale ”Vrasja në rrethana të tjera cilësuesenë bashkëpunim e mbetur në tentativë”, dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sicred