KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Vlorës; Vazhdon asgjësimi i bimëve narkotike
kanabis, Policia e Vlorës, Vazhdon, asgjësimi, i bimëve narkotike

Policia e Vlorës; Vazhdon asgjësimi i bimëve narkotike

Policia e Vlorës ka asgjesuar mbi tre mijë bimë narkotike të mbjella në disa parcela. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur “Përroi i Madh”, janë gjetur 4 parcela toke publike e papunuar me 3404 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me gjatësi 30-100 cm. Policia dyshon se këto bimë kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.

Sicred