KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Vlorës reagon ndaj ankesës së shoqatës së taksistëve
Policia ndalon vëllain e një zyrtari të lartë socialist

Policia e Vlorës reagon ndaj ankesës së shoqatës së taksistëve

Në Vlorë, shtimi i pushuesve dhe rritja e punës për transportin e qytetarëve, duket se ka nxjerrë më shumë në pah edhe konkurencën e pandershme në këtë fushë. Një ditë pasi shoqata e taksistëve e ringriti zërin për këtë ka reaguar menjëherë sektori i policisë rrugore, duke verifikuar të gjitha mjetet që merren me transport njerëzish. Për të garantuar sigurinë gjatë sezonit veror në Vlorë janë të angazhuar 325 efektivë policie, ose 100 efektivë më shumë se në periudhën tjetër të vitit, si dhe në shtesë prej 15 mjetesh. Këtë vit policia e Vlorës ka bërë një ndarje në 10 sektorë për të garantuar sigurinë në të gjithë vijën bregdetare.

Sicred