KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Tiranës shkatërron një bazë të prostitucionit online
Policia e Tiranës shkatërron një bazë të prostitucionit online

Policia e Tiranës shkatërron një bazë të prostitucionit online

Policia e kryeqytetit ka shkatërruar një bazë të prostitucionit online në Tiranë. Në një hark kohor një vjecar kjo është baza e katërt e zbuluar nga blutë e kryeqytetit. Në pranga janë vënë tutorja e grupit bashkë më me një bashkëpunëtor, 7 vajza që shfrytëzoheshin hetohen ne gjendje te lire dhe 2 te tjera jane shpallur ne kërkim. Aktivitetin vajzat e shfrytëzuara e ushtronin në një banesë në zonën e Don Boskos në Tiranë. Sipas informacioneve policore Anushe Ll. Banuese në Tiranë ishte administratorja e e studios “Chat Line Adult Work”. Ajo u arrestua nga forcat e policisë për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”. Gjatë aksionit u arrestua gjithashtu edhe shtetasi Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë nën veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Pasi gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qira nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 7 kompjutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.