KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Tiranës ndalon 17 persona për Kontrabandë kafeje dhe cigaresh
CRCA dhe HRH : Zyra për të drejtat e njeriut në çdo komisariat

Policia e Tiranës ndalon 17 persona për Kontrabandë kafeje dhe cigaresh

17 persona pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte kafe dhe cigare u arrestuan nga Policia e Tiranës. Pesë persona të tjerë janë ende në kërkim, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuzat e “Kontrabandë me mallrat e akcizës” dhe “tregtim transportim të mallrave që janë kontrabandë”. Astrit Vila 56 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se ishte organizatori i kësaj skeme të kontrabandës së kafesë dhe cigareve. Pamjet i përkasin ambienteve të magazinave ku u bllokuan 2.7 tonë kafe kontrabandë që besohet se importohej nga Greqia. Vlera e kafesë së bllokuar arrinte në shifrën e 900 mijë lekëve. Po ashtu më tepër se 100 mijë paketa të markës “Trokadero”, me vlerë 28 milionë Lekë, u bllokuan gjatë operacionit.

Sicred