KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Tiranës dhe arrestimet për dhunën në familje
arrestimi, Policia e Tiranës, dhe arrestimet për dhunën në familje

Policia e Tiranës dhe arrestimet për dhunën në familje

5 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për “Dhunë në familje” nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi për shyp, Policia njoftoi rastet dhe publikoi emrat 5 personave me moshë mesatare 40 vjeç të cilët kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshorteve apo fëmijëve të tyre. Zyra për median në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, njoftoi se forcat e rendit do të vijojnë aksione të shumta për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë ata persona që ushtrojnë dhunë mbi familjarët e tyre apo personave të tjerë. Materialet për rastet e mësipërme u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ” Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Sicred