KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Tiranës; Aksione për të kërkuarit
policia, policia e tiranes, aksione, te kerkuarit, persona te implikuar

Policia e Tiranës; Aksione për të kërkuarit

9 shtetas të dënuar më parë, por që lëviznin të lirë në kryeqytet janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni dy ditor. Nga ky aksion janë kryer kontrolle në 63 banesa,10 lokale, 44 mjete dhe janë bërë 67 verifikime personash. Personat e arrestuar janë të dënuar me vendim gjykate për vepra të ndryshme penale si kanosje, vjedhje, drejtim automjeti në mënyre të parregullt, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vrasje nga pakujdesia, e raste nga më të ndryshmet.