KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Fierit zbardh tri grabitje me armë, autore është një grua

Policia e Fierit zbardh tri grabitje me armë, autore është një grua

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 1 karburanti dhe tentativën për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë. Autore është një femër e cila ka rënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i saj. Tre ngjarjet kanë ndodhur gjatë këtij muaji, ku Ana Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë të Mallakastrës në bashkëpunim me shtetasin E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë të Patosit, kushërinj mes tyre, shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh gjatë orëve të vona të natës. Të dy këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë karburanti në Levan ku kanë marrë shumën prej 30 mijë lekësh. Gjithashtu, kushërinjtë kanë tentuar të grabisin edhe dy pika të tjera karburantësh, por ato nuk janë finalizuar për shkak të rezistencës që kanë bërë punonjësit e pikave. Policia ka sekuestruar armën me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.

Sicred