KRYEFAQJA » LAJME » Policia: 35 persona kanë ndezur 34 zjarre
EC: Pesë vatra zjarri në 24 orët e fundit

Policia: 35 persona kanë ndezur 34 zjarre

Policia shqiptare ka deklarur se ka identifikuar 35 persona si përgjegjës për 34 vatra zjarri që janë regjistruar dy muajt e fundit në mbarë vendin. Kjo bëhet e ditur në një raport që ajo i ka drejtuar prokurorisë. 12 prej të dyshuarve janë ndaluar, 9 të tjerë po ndiqen me akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme në gjendje të lirë dhe të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë një pjesë e mirë e zjarreve janë të qëllimshme dhe motivet janë kryesisht hapja dhe ripërtëritja e kullotave si dhe hapja e tokave të reja.
Policia njofton se është e angazhuar në shërbime shtesë për parandalimin e zjarreve, ndërkohë që mbi 3500 punonjës të saj janë në terren për fikjen e flakëve.
Ende nuk ka një bilanc mbi dëmet nga zjarret e këtij viti, por mendohet se ato janë të shumta. Duke shtuar edhe shifrat financiare të operacioneve që janë ndërmarrë për të shuar zjarret, fatura parashikohet të jetë e lartë.
Autoritetet vazhdimisht kanë paralajmëruar se zjarrëvëniet e qëllimshme dënohen nga 5-10 vjet heqje lirie.