KRYEFAQJA » LAJME » Polemika për zgjedhjet lokale në Maqedoni
Maqedoni, më 30 shtator mbahet referendumi për emrin

Polemika për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Komisioni qendror i zgjedhjeve në Maqedoni publikoi rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale të mbajtura të dielën.
Rezultatet bëjnë të ditur se LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në 17 komuna, BDI në gjashtë, Aleanca për Shqiptarët në tre, Lëvizja Besa në një, PDSH-ja në një dhe VMRO-DPMNE-ja në dy.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shpalli fitoren në pjesën dërrmuese të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni. Sipas tij, BDI-ja ka triumfuar mes të tjerash në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Pllasnicë dhe Kërçovë. Sa i përket komunës së Gostivarit, Ahmeti tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la të kuptohej se po përgatiten për humbjen e kësaj komune, ku kandidati i partisë së tij garonte me Aleancën për Shqiptarët.
I hidhur ishte reagimi i kreut të lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili deklaroi se BDI-ja u shndërrua në degë të LSDM-së, dhe se socialdemokratët e Zoran Zaevit janë bërë tani sovrane të shumicës së shqiptarëve. Shqetësimi i Zaevi nga ana tjetër ishte VMRO-DPME-ja. Ai kërkoi nga partia e Nikolla Gruevskit që të mos hapë probleme, por të njohë rezultatin e zgjedhjeve. LSDM-ja deklaroi se ka fituar thuajse në të gjitha zonat ku garuan kandidatet e saj, ndërsa Gruevski tha se nuk i njeh zgjedhjet vendore te cilat i quajti të falsifikuara.

Sicred