KRYEFAQJA » LAJME » Polemika në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 2017

Polemika në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Në Bashkinë e Tiranës, me homazhin për ndarjen nga jeta të artistit Bujar Lako, ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak. Ajo pritet të diskutojë dhe miratojë planin e ri urbanistik të kryeqytetit dhe buxhetin.
Ka patur tensione mes këshilltarëve të djathtë dhe organizatorëve të mbledhjes. Kreu i këshilltarëve demokratë Leonard Olli, kërkoi të hiqen nga axhenda e diskutimeve për planin urbanistik dhe buxhetin, dy çështje të kontestuara fuqimisht nga opozita. Por sipas kryetares së këshilltarëve socialistë Klodi Ferhati, gjithçka është bërë me rigorozitet. Ka qenë ndërhyrja e këshllitarit të LSI Endrit Brahimllarit, i cili kërkoi konsultim të planit urbanistik për të garantuar informimin. “Ky është plan i rëndësishëm dhe pikë kryesore është transparenca” tha ai. Ndërhyrja e Brahimllarit u mbështet nga kryebashkiaku Erion Veliaj, por opozita votoi kundër. Mbledhja vazhdon.

Sicred