KRYEFAQJA » LAJME » Pogradeci-Lushnja, Sot (14:00), Drejtpërdrejt në RTSH

Pogradeci-Lushnja, Sot (14:00), Drejtpërdrejt në RTSH

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot ndeshjen e radhës në betejën për ngjitjen në Kategorinë Superiore nga grupi B. Sikundër ka bërë gjatë gjithë këtij sezoni, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar po sjell çdo javë emocionet e nivelit të dytë të futbollit shqiptar. Ndeshja që do të ofrojë sot transmetuesi publik është përballja midis Pogradecit dhe Lushnjës, e cila luhet duke nisur nga ora 14:00. Lushnjarët janë përfshirë në betejën për ngjitjen në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit me Bylisin dhe kryesojnë me 37 pikë, dy më tepër sesa ballshiotët. Ndërkaq, pogradecarët renditen të 3-t, por janë shumë prapa, plot 16 pikë, dhe janë jashtë betejën për ngjitjen në Superiore dhe të sigurt për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Por aleancat që karakterizojnë fundin e sezonit në futbollin shqiptar kanë ofruar në shumë raste edhe motivime shtesë dhe jo domosdoshmërisht të arsyeshme për skuadra që nuk kanë patur interes. Ndaj dhe sfida e sotme premton rivalitet.

Sicred