KRYEFAQJA » LAJME » Rruga Qafë Plloç-Pogradec, kthehet në kantier ndërtimi

Rruga Qafë Plloç-Pogradec, kthehet në kantier ndërtimi

Rruga qafë Plloçë – Pogradec, në një nga akset më problematike edhe pse po punohet për kthimin e saj në normalitet, drejtuesit e automjeteve janë ata të cilët e vlerësojnë më së miri gjendjen. Rruga që tashmë është kthyer në kantier ndërtimi shfaq problemet e veta dhe shqetësimet i ngrenë vetë drejtuesit e mjeteve. Puna ka nisur në pikun e sezonit turistik, kur Pogradecit i drejtohen mijëra pushues.
“Që ditën që kemi lindur vazhdojmë të vuajmë. Nuk është e para herë që i bëhet popullit të Pogradecit kjo punë, edhe vite përpara në rrugën që ka qënë në krahun tjetër. Për dy javë dy palë goma. Ça të the unë tani, kjo rrugë duhesh bërë po se filloi në momentin më të papërshtatshëm tani” flasin të revoltuar drejtuesit e automjeteve.
Pavarësisht se ndërhyrja në këtë aks ishte emergjente, periudha e zgjedhur është krejtësisht e papërshtatshme. Përsëritet e njëjta histori me Pogradecin, sa herë që kryhen punime në rrugë, e vepra të tjera publike, problemet skanë të sosur.

Sicred