KRYEFAQJA » LAJME » Pogradec, nis takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase
Pogradec, nis takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase

Pogradec, nis takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase

Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan të premten një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, i cili vlerësohet si një akt i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve fqinje. Dy qeveritë u takuan në qytetin turistik të Pogradecit, fqinj me Strugën dhe Ohrin në Maqedoni.
“Jemi këtu për të ngritur marrëdhëniet në një stad të ri cilësor” deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama. “Kjo kërkon një orientim të përbashkët strategjik. Si dy vende fqinje kemi detyrim të ofrojmë më shumë zhvillim dhe të punojmë për më shumë mirëqënie për qytetarët tanë duke përmirësuar standardet ndërlidhëse me njëri tjetrin” tha më këtë rast ai.
Për kryeministrin maqedonas Zoran Zaev “Shqiptarët në Maqedoni janë një urë e vërtetë e bashkëpunimit”. “Presim në 2018 të nisim negociatat, si Shqipëria dhe Maqedonia për në BE” tha zoti Zaev. Sipas tij “Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë vizionin për një rajon me prosperitet të integruar në NATO. Mbështetja e Shqipërisë në këtë drejtim për Maqedoninë ka mirënjohje. Falenderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen e Shqipërisë në NATO” tha kryeministri maqedonas. Zoti Zaev sugjeroi që vitin tjetër të mbajmë mbledhjen e dytë të përbashkët në Ohër ose në Strugë.
Më tej dy kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në kuadër të takimit të parë të përbashkët ndërqeveritar.
Po ashtu ministritë e jashtme të të dy vendeve kanë nënshkruar një plan për bashkëpunim dhe konsultime.
Një tjetër nënshkrim mes qeverive të Tiranës dhe Shkupit ishte ai për bashkëpunim edhe në raste fatkeqësish.
Ndërkaq ministritë e brendshme të të dy vendeve kanë firmosur memorandum mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontyrollit të brendshëm.
Në fushën e kulturës vlerësohet memorandumi ndërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Takimet mes qeverive të vendeve fqinje ballkanike, janë shpeshtuar ndjeshëm kohet e fundit. Ato po shihen si nje mundësi e madhe për të rritur nivelin e bashkëpunimit, sheshuar mosmarrëveshjet, si dhe për të përshpejtuar integrimin jo vetem të vendeve të veçanta të Ballkanit në BE, por të të gjithë rajonit.

Sicred