KRYEFAQJA » LAJME » Podgoricë, vetvritet sulmuesi i ambasadës amerikane

Podgoricë, vetvritet sulmuesi i ambasadës amerikane

Një person akoma i paidentifikuar hodhi veten në erë pasi hodhi një pajisje shpërthyese që dyshohet se ishte granadë dore ndaj kompleksit të ambasadës amerikane në Podgoricë. Sipas një postimi në Twitter të qeverisë së Malit të Zi, ngjarja ndodhi përpara godinës së ambasadës së SHBA-ve në Podgoricë reth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm , ku një person i panjohur hodhi veten në erë. Para se të vriste veten, ai hodhi një granadë dore drejt kësaj ambasade. Një korrespondent i agjencisë franceze të lajmeve AFP u shpreh se në vendngjarje nuk dallohej të ishte shkaktuar ndonjë dëm. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi sulmin, duke shtuar se zyrtarët e ambasadës po bashkëpunonin me policinë për të identifikuar agresorin ose agresorët e mundshëm. Dëshmitarët pranë vendngjarjes bënë të ditur se kishin dëgjuar dy shpërthime, njëri pas tjetrit. Policia erdhi shumë shpejt dhe trupi i personit të vdekur u mor menjëherë nga vendngjarja, thanë ata.
Ndërkohë, ambasada ka njoftuar qytetarët e vendit të saj të qëndrojnë larg godinës, dei në njoftim të dytë. Mali i zi, vendi më i vogël i ish-republikave jugosllave me vetëm 600 mijë banorë, iu bashkua NATO-s vitin e shkuar. SHBA-të rivendosën marrëdhënie diplomatike me shtetin e vogël të Ballkanit në vitin 2006, pasi u nda nga Serbia.

Sicred